Esperanza Tours, Anija turistike Esperanza, mirëpret turistët vendas dhe të huaj duke ju ofruar lundrime të paharrueshme në ujrat e kristalta të Gjirit të Vlorës, Gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit. Dizajni i anijes Esperanza është ideuar për të ofruar një ambjent familjar dhe komod për vizitorët e saj. Për të gjithë ata që duan të shijojnë qetësisht mrekullitë e Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit në një ambjent familjar dhe mikpritës i ftojmë të prenotojnë udhëtimin e tyre me Esperancën. Arkitektura e saj e brendëshme e Esperancës ka suprizuar gjithë ata që e kanë vizituar këtë anije turistike. Deti ,Dielli dhe eksplorimi i vendeve te panjohura jane medikamentet e vetem qe do tju nevoiten kete vere!
Rezervoni vendin tuaj ,per te eksploruar sebashku vendet e mrekullueshme te Vlores dhe ti bejme pause monotonis
Itenerari
- Nisja : Nga Vlora
- Ndalesa 1 : Ne Ishullin e Sazanit. Atje mund te beni plazh ose mund te vizitoni fshatin e vjeter dhe ishullin. Mund te shikoni bunkere, tunele, ndertesat e familjeve te ushtarakeve, shkollen, Pallatin e kultures etj. (rreth 1 ore)
- Ndalesa 2 : Ne Shpellen e Haxhi Aliut ku do shijoni pamjen panoramike nga anija. Nese deshironi mund ta vizitoni shpellen nga brenda me gomone kundrejt pageses extra (rreth 20 minuta)
- Ndalesa 3 : Ne Gjirin e Shen Vasilit. Atje mund te beni plazh dhe mund te drekoni ne restorant. (rreth 3 ore)
- Kthimi : Në Vlore
- Shënim: Itenerari i udhetimit mund te ndryshoje per shkak te kushteve te keqia te motit.
Cmimi
Cfarë përfshihet në çmim
- Udhëtimi me anije
Cfarë nuk përfshihet në çmim
- Shezlonet dhe çadrat ne plazh
- Ushqimi qe konsumoni ne restorant
Vendet që vizitohen
- Ishulli i Sazanit
- Shpella e Haxhi Aliut
- Gjiri i Shen Vasilit
- Destinacione ne gadishullin e Karaburunit (kundrejt pageses shtese).
Ushqimi dhe pijet
- Mund te drekoni ne restorantin ne plazh (me pagese)
- Mund te sillni ushqime dhe pije personale me vete
Informacione shtese dhe sugjerime!
- Duhet jeni te anija 20 minuta para nisjes
- Ne anije nuk ka doktor.
- Merrni syze dielli, peshqir dhe rroba banjo.
- Merrni ushqim dhe pije me vete nese deshironi.
- Ne Sazan nuk sherbehet ushqim dhe pije.
- Ne anije performohet muzike e larte.
- Mos ndaloni dhe mos blini bileta te stendat anes rruges pasi mund te mashtroheni.
Rezervimi
Ju mund te rezervoni duke na kontaktuar ne nje prej menyrave me poshte:
- Tel/Whatsapp: +355682407915
- Tel/Whatsapp: +355684034144
- E-mail: boatripalbania@gmail.com
- Web: www.boatripalbania.com
- Facebook: Ketu
- Instagram: Ketu
- Google.map: Ketu
- Lini pershtypjet tuaja => Ketu
Pagesa
- Pagesen mund ta kryeni kur te imbarkoheni ne anije (Cash ne Lek ose Euro).
Anullimi
- Ju mund ta anulloni rezervimin tuaj dhe ne nuk aplikojme asnje penalitet, mjafton te na njoftoni 24 ore para
Distancat /Kohet e lundrimit
- Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit : 15 Km (rreth 50 minuta)
- Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut : 9 Km (rreth 30 minuta)
- Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Janit : 3 Km (10 minuta)
- Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Vasilit : 9 Km (30 minuta)
- Gjiri i Shen Vasilit – Porti i Vlorës : 10 Km (35 minuta)
- Gjiri i Shen Vasilit – Zhanpovel : 3 Km
- Porti i Peshkimit (Triport) – Ishulli i Sazanit : 13 Km
- Porti i Vlorës – Baza Detare Pashaliman : 15 Km
- Porti i Vlorës – Porti i Marinës Orikum : 13 Km
- Porti i Vlorës – Radhimë (Qendra e Peshkimit) : 10 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines: 28 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit: 32 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit: 42 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Grames: 46 Km
- Porti i Vlorës – Dhërmi : 63 Km
- Porti i Vlorës – Jalë : 70 Km
- Porti i Vlorës – Himare : 74 Km
- Porti i Vlorës – Porti i Sarandës : 110 Km
- Porti i Sarandës – Ksamil : 12 Km
- Porti i Sarandës – Gjiri i Ftelias : 25 Km
Esperanza Tours – Laberia Biznes – Esperanza Tours
Foto & Video