UDHETIM ME GOMONE SIKE 1053 NE VLORE

Udhetim me gomone ne Vlore ! Sike 1053 eshte nje gomone e cila ofron çdo dite udhetime turistike ne grup dhe ture private ne Gjirin e Vlores, ne Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.

Te dhena teknike:
  • Kapaciteti max: 10 persona.
  • Gjatesia : 6.2 Metra
  • Gjeresia : 2.5 Metra
  • Shpejtesia mesatare : 25 Milje/ Ore
  • Motorri: 1 X 115 HP
Cfare ofron gomonia Sike 1053
  • Eshtë e shpejte dhe komode.
  • Guide anglisht dhe italisht
  • E pajisur me mjetet e sigurisë
  • Shërbim cilësor dhe korrektesi ndaj klientit.
  • Udhëtime në grup me itenerar standart dhe ture private
  • Muzike gjate udhetimit.
  • Cmime te arsyeshme
Itenerari i plotë standart
  • Nisja : Nga Vlora
  • Ndalesa 1 : Ne Ishullin e Sazanit. Atje mund te beni plazh ose mund te vizitoni fshatin e vjeter dhe ishullin. Mund te shikoni bunkeret, tunelet, ish ndertesat e familjeve te ushtarakeve, shkollën, pallatin e kultures etj.   (rreth 1 ore)
  • Ndalesa 2 : Ne Shpellen e Haxhi Aliut. Atje do shijoni pamjen panoramike te shpelles nga jashte dhe brenda. Gjithashtu mund te zhyteni dhe te laheni ne ujrat e kristalta brenda saj.(rreth 20  minuta)
  • Ndalesa 3 : Ne Gjirin e Shen Vasilit. Atje mund te beni plazh dhe mund te drekoni ne restorant. (rreth 3 ore)
  • Kthimi :  Vlore
Iteneraret per ture private
  1. Porti i Vlorës – Plazhi i Shën Vasilit – Kthim
  2. Porti i Vlorës – Shpella e Haxhi Aliut – Plazhi i Shën Vasilit – Kthim
  3. Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut – Plazhi i Shën Vasilit- Kthim
  4. Porti i Vlorës – Plazhi i Radhimës – Porti i Marinës Orikum – Kthim
  5. Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines
  6. Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit
  7. Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit
  8. Porti i Vlorës – Shpella Sekrete
  9. Porti i Vlorës – Gjiri i Grames
Cmimi
Cfarë përfshihet në çmim
  • Udhëtimi me gomone
Cfarë nuk përfshihet në çmim
  • Shezlonet dhe çadrat ne plazh
  • Ushqimi qe konsumoni ne restorant

Vendet që vizitohen

Ushqimi dhe pijet
  • Mund te drekoni ne restorantin ne plazh (me pagese)
  • Mund te sillni ushqime dhe pije personale  me vete
Informacione shtese dhe sugjerime! 
  • Duhet jeni te anija 20 minuta para nisjes
  • Ne anije nuk ka doktor. 
  • Merrni syze dielli, peshqir dhe rroba banjo.
  • Merrni ushqim dhe pije me vete nese deshironi.
  • Ne Sazan nuk sherbehet ushqim dhe pije.
  • Ne anije performohet muzike e larte.
  • Mos ndaloni dhe mos blini bileta te stendat anes rruges pasi mund te mashtroheni.
Rezervimi

Ju mund te rezervoni duke na kontaktuar ne nje prej menyrave me poshte:

Pagesa
  • Pagesen mund ta kryeni kur te imbarkoheni ne anije (Cash ne Lek ose Euro).
Anullimi
  • Ju mund ta anulloni rezervimin tuaj dhe ne nuk aplikojme asnje penalitet, mjafton te na njoftoni 24 ore para
Distancat /Kohet e lundrimit
  • Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit : 15 Km (rreth 50 minuta)
  • Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut : 9 Km (rreth 30 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Janit : 3 Km (10 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Vasilit : 9 Km (30 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Porti i Vlorës : 10 Km (35 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Zhanpovel : 3 Km
  • Porti i Peshkimit (Triport) – Ishulli i Sazanit : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Baza Detare Pashaliman : 15 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Marinës Orikum : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Radhimë (Qendra e Peshkimit) : 10 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines: 28 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit: 32 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit: 42 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Grames: 46 Km
  • Porti i Vlorës – Dhërmi : 63 Km
  • Porti i Vlorës – Jalë : 70 Km
  • Porti i Vlorës – Himare : 74 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Sarandës : 110 Km
  • Porti i Sarandës – Ksamil : 12 Km
  • Porti i Sarandës – Gjiri i Ftelias : 25 Km

Udhetim me gomone ne Vlore – Laberia Biznes – Udhetim me gomone ne Vlore

Video:

Foto:

Harta e udhetimit

harta udhetim

Rreth ishullit te Sazanit

Sazni
Sazani është ishulli i vetëm i përmasave të konsiderueshme në Shqipëri. Ka nje sipërfaqe prej 5.8 kilometër katrorë dhe duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i ishullit dhe i gadishullit shërben si portë hyrëse në Gjirin e Vlore.

Ishulli ka një pozicion strategjik në detin Jon. Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur.

Rreth Shpelles se Haxhi Alise

Shpella
Shpella e Haxhi Alisë është quajtur ndryshe shpella ilirike. Ka formën e një kubeje me gjatësi 30m, lartësi maksimale 18 m, gjerësi 12 m dhe arrin në 10 m thellësi. Nga fundi i shpellës burojnë ujra të ëmbël. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë.

Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtaret që kalonin nga ato anë. Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Shpella e Haxhi Aliut është vendi më i bukur i Parkut Kombetar Detar karaburun Sazan. Përveçse një atraksion turistik, kjo shpellë ka një pamje të mahnitshme, si dhe vlera gjeologjike pasi në të gjenden formacione stalaktitesh që janë krijuar gjatë viteve e shekujve. Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detares si anije/varke.

Gjiri i Shen Vasilit

Shen Vasil
Ne gjirin e Shen Vasilit ndodhet nje bankine per tu ankoruar anijet. Atje mund te behet plazh gjate kohes se qendrimit. Ne Shen Vasil ka edhe restorant ku mund te drekohet.