TEUTA BOAT TOURS – ANIJE TURISTIKE VLORE

Teuta Boat Tours eshte nje anije turistike qe ofron lundrime në grupe të vogla rreth gjirit të Vlorës.  Nëse doni te vizitoni Ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit ne nje ambjent te qete dhe familjar, nese doni të vizitoni Shpellen e Haxhi Aliut nga brenda, atëherë  udhetimi me anijet Teuta eshte i duhuri për ju!

Te dhena teknike:
  • Kapaciteti max: 30 persona.
  • Gjatesia : 13.5 Metra
  • Gjeresia : 4.2 Metra
  • Shpejtesia mesatare : 10 Milje/ Ore
  • Motorri: 1 X 160 HP
Cfare ofron anija:
  • Mund te vizitoni nga brenda shpellen e Haxhi Alise
  • Anija ka strukture te veçante, te bukur dhe komode.
  • Ambjent i qete dhe familjar.
  • Sherbim cilesor dhe korrektesi ndaj klientit.
  • Muzike e kendeshme gjate udhetimit.
  • Mund ta rezervoni anijen per festa dhe evente te ndryshme.
Nisja dhe kthimi
  • Nisja : Nga Vlora
  • Kthimi : Ne Vlore
Itenerari
  • Nisja : Nga Vlora
  • Ndalesa 1 : Ne Ishullin e Sazanit. Atje mund te beni plazh ose mund te vizitoni fshatin e vjeter dhe ishullin. Mund te shikoni bunkere, tunele, ndertesat e familjeve te ushtarakeve, shkollen, Pallatin e kultures etj.   (rreth 1 ore)
  • Ndalesa 2 : Ne Shpellen e Haxhi Aliut ku do shijoni pamjen panoramike nga jashte dhe duke hyre brenda shpelles(rreth 20  minuta)
  • Ndalesa 3 : Ne Gjirin e Shen Vasilit. Atje mund te beni plazh dhe mund te drekoni ne restorant. (rreth 3 ore)
  • Kthimi :  Vlore
  • Shënim:  Itenerari i udhetimit mund te ndryshoje per shkak te kushteve te keqia te motit.
Cmimi
Cfarë përfshihet në cmim
  • Bileta e udhetimit me anije
  • Taksat portuale
  • Vizita nga brenda e shpelles se Haxhi Aliut
Cfare nuk perfshihet ne çmim
  • Pijet qe konsumoni nga bari i anijes
  • Shezlonet dhe çadrat ne plazh
  • Ushqimi qe konsumoni ne restorant
  • Udhetimi extra me gomone te shpejte

Vendet që vizitohen

Ushqimi dhe pijet
  • Ju mund te konsumoni produkte nga anija (me pagese)
  • Mund te drekoni ne restorantin ne plazh (me pagese)
  • Mund te sillni ushqime dhe pije personale  me vete
Informacione shtese dhe sugjerime! 
  • Duhet jeni te anija 20 minuta para nisjes
  • Ne anije nuk ka doktor. 
  • Merrni syze dielli, peshqir dhe rroba banjo.
  • Merrni ushqim dhe pije me vete nese deshironi.
  • Ne Sazan nuk sherbehet ushqim dhe pije.
  • Ne anije performohet muzike e larte.
  • Mos ndaloni dhe mos blini bileta te stendat anes rruges pasi mund te mashtroheni.
Rezervimi

Ju mund te rezervoni gjithashtu duke na kontaktuar ne nje prej menyrave me poshte:

Pagesa
  • Pagesen mund ta kryeni kur te imbarkoheni ne anije (Cash ne Lek ose Euro).
Anullimi
  • Ju mund ta anulloni rezervimin tuaj dhe ne nuk aplikojme asnje penalitet, mjafton te na njoftoni 24 ore para.
Distancat /Kohet e lundrimit
  • Distancat /Kohet e lundrimit
  • Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit : 15 Km (rreth 50 minuta)
  • Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut : 9 Km (rreth 30 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Janit : 3 Km (10 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Vasilit : 9 Km (30 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Porti i Vlorës : 10 Km (35 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Zhanpovel : 3 Km
  • Porti i Peshkimit (Triport) – Ishulli i Sazanit : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Baza Detare Pashaliman : 15 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Marines Orikum : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Radhime (Qendra e Peshkimit) : 10 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines: 28 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit: 32 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit: 42 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Grames: 46 Km
  • Porti i Vlorës – Dhërmi : 63 Km
  • Porti i Vlorës – Jalë : 70 Km
  • Porti i Vlorës – Himare : 74 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Sarandës : 110 Km
  • Porti i Sarandës – Ksamil : 12 Km
  • Porti i Sarandës – Gjiri i Ftelias : 25 Km

Teuta Boat Tours – Laberia Biznes – Teuta Boat Tours

Foto & Video

Vidio teura

Harta e udhetimit

Teuta Boat Tours
Harta e lundrimit me anije

Rreth ishullit te Sazanit

Teuta Boat Tours
Sazani është ishulli i vetëm i përmasave të konsiderueshme në Shqipëri. Ka nje sipërfaqe prej 5.8 kilometër katrorë dhe duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i ishullit dhe i gadishullit shërben si portë hyrëse në Gjirin e Vlore. Ishulli ka një pozicion strategjik në detin Jon. Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur.

Rreth Shpelles se Haxhi Alise

Teuta Boat Tours
Shpella e Haxhi Alisë është quajtur ndryshe shpella ilirike. Ka formën e një kubeje me gjatësi 30m, lartësi maksimale 18 m, gjerësi 12 m dhe arrin në 10 m thellësi. Nga fundi i shpellës burojnë ujra të ëmbël. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë.
Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtaret që kalonin nga ato anë. Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Shpella e Haxhi Aliut është vendi më i bukur i Parkut Kombetar Detar karaburun Sazan. Përveçse një atraksion turistik, kjo shpellë ka një pamje të mahnitshme, si dhe vlera gjeologjike pasi në të gjenden formacione stalaktitesh që janë krijuar gjatë viteve e shekujve. Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detares si anije/varke.

Gjiri i Shen Vasilit

Teuta Boat Tours
Ne gjirin e Shen Vasilit ndodhet nje bankine per tu ankoruar anijet. Atje mund te behet plazh gjate kohes se qendrimit. Ne Shen Vasil ka edhe restorant ku mund te drekohet.