Të përgjithshme
Anija Liburna Cruises eshte nje anije turistike e cila operon ne qytetin e Vlores dhe ofron udhetime fantastike ne ishullin e Sazanit dhe plazhet e kaltra te karaburunit. Anija ka nje dizajn te vecante te ngjashem me anijet e vjetra Ilire dhe te kujton lundrimet e anijeve pirate!
Muzika, kercimi dhe argetimi na shoqerojne gjate gjithe kohes por Ne anije do gjeni edhe piratin e famshem te deteve, i veshur me veshjen tradicionale te pirateve me te cilin mund te shkrepni foto qe do te ngelen gjate ne memorien tuaj.
Te dhena teknike:
- Kapaciteti max: 160 persona.
- Gjatesia : 27 Metra
- Gjeresia : 6.5 Metra
- Shpejtesia mesatare : 10 Milje/ Ore
- Motorri: 1 X 650 HP
Cfare ofron anija:
- Disponon bar, pizeri dhe restorant tip zgare.
- Ka dy kuverta
- Ka dizajn te veçante, si anije pirate ilire.
- Ofron udhetim me gomone (pagese shtese)
- Mund te beni foto falas me Piratin dhe majmunin e anijes.
- Sherbim cilesor dhe korrektesi ndaj klientit.
- Muzike gjate udhetimit.
- Mund ta rezervoni anijen per festa dhe evente te ndryshme.
Itenerari
- Nisja : Nga Vlora
- Ndalesa 1 : Ne Ishullin e Sazanit. Atje mund te beni plazh ose mund te vizitoni fshatin e vjeter dhe ishullin. Mund te shikoni bunkere, tunele, ndertesat e familjeve te ushtarakeve, shkollen, Pallatin e kultures etj. (rreth 1 ore)
- Ndalesa 2 : Ne Shpellen e Haxhi Aliut ku do shijoni pamjen panoramike nga anija. Nese deshironi mund ta vizitoni shpellen nga brenda me gomone kundrejt pageses extra (rreth 20 minuta)
- Ndalesa 3 : Ne Gjirin e Shen Vasilit. Atje mund te beni plazh dhe mund te drekoni ne restorant. (rreth 3 ore)
- Kthimi : Në Vlore
- Shënim: Itenerari i udhetimit mund te ndryshoje per shkak te kushteve te keqia te motit.
Cmimi
Cfarë përfshihet në çmim
- Udhëtimi me anije
Cfarë nuk përfshihet në çmim
- Shezlonet dhe çadrat ne plazh
- Ushqimi qe konsumoni ne restorant
Vendet që vizitohen
- Ishulli i Sazanit
- Shpella e Haxhi Aliut
- Gjiri i Shen Vasilit
- Destinacione ne gadishullin e Karaburunit (kundrejt pageses shtese).
Ushqimi dhe pijet
- Mund te drekoni ne restorantin ne plazh (me pagese)
- Mund te sillni ushqime dhe pije personale me vete
Informacione shtese dhe sugjerime!
- Duhet jeni te anija 20 minuta para nisjes
- Ne anije nuk ka doktor.
- Merrni syze dielli, peshqir dhe rroba banjo.
- Merrni ushqim dhe pije me vete nese deshironi.
- Ne Sazan nuk sherbehet ushqim dhe pije.
- Ne anije performohet muzike e larte.
- Mos ndaloni dhe mos blini bileta te stendat anes rruges pasi mund te mashtroheni.
Rezervimi
Ju mund te rezervoni duke na kontaktuar ne nje prej menyrave me poshte:
- Tel/Whatsapp: +355682407915
- Tel/Whatsapp: +355684034144
- E-mail: boatripalbania@gmail.com
- Web: www.boatripalbania.com
- Facebook: Ketu
- Instagram: Ketu
- Google.map: Ketu
- Lini pershtypjet tuaja => Ketu
Pagesa
- Pagesen mund ta kryeni kur te imbarkoheni ne anije (Cash ne Lek ose Euro).
Anullimi
- Ju mund ta anulloni rezervimin tuaj dhe ne nuk aplikojme asnje penalitet, mjafton te na njoftoni 24 ore para
Distancat /Kohet e lundrimit
- Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit : 15 Km (rreth 50 minuta)
- Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut : 9 Km (rreth 30 minuta)
- Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Janit : 3 Km (10 minuta)
- Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Vasilit : 9 Km (30 minuta)
- Gjiri i Shen Vasilit – Porti i Vlorës : 10 Km (35 minuta)
- Gjiri i Shen Vasilit – Zhanpovel : 3 Km
- Porti i Peshkimit (Triport) – Ishulli i Sazanit : 13 Km
- Porti i Vlorës – Baza Detare Pashaliman : 15 Km
- Porti i Vlorës – Porti i Marinës Orikum : 13 Km
- Porti i Vlorës – Radhimë (Qendra e Peshkimit) : 10 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines: 28 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit: 32 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit: 42 Km
- Porti i Vlorës – Gjiri i Grames: 46 Km
- Porti i Vlorës – Dhërmi : 63 Km
- Porti i Vlorës – Jalë : 70 Km
- Porti i Vlorës – Himare : 74 Km
- Porti i Vlorës – Porti i Sarandës : 110 Km
- Porti i Sarandës – Ksamil : 12 Km
- Porti i Sarandës – Gjiri i Ftelias : 25 Km
Anija Liburna Cruises – Laberia Biznes – Anija Liburna Cruises
Video & Foto Anija Liburna Cruises
Harta e udhetimit Anija Liburna Cruises
Rreth ishullit te Sazanit
Sazani është ishulli i vetëm i përmasave të konsiderueshme në Shqipëri. Ka nje sipërfaqe prej 5.8 kilometër katrorë dhe duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i ishullit dhe i gadishullit shërben si portë hyrëse në Gjirin e Vlore. Ishulli ka një pozicion strategjik në detin Jon.
Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur. Çdo periudhë ka lënë gjurmët e veta në ishullin e pabanuar, i cili prej vitit 2017 është çelur si destinacion turistik për turistët.Shekulli i XX-të la gjurmët më të dukshme mbi ishull.
Banoret:
Gjatë kohës së komunizmit aty u dislokua një bazë e madhe ushtarake e cila komandohej nga një korpus i lartë ushtarakësh. Udhëtimi drejt ishullit ishte i ndaluar për publikun e gjerë, por jo për familjarët e ushtarakëve. Anija Liburna Cruises
Ata ishin banorët e vetëm të Sazanit deri në vitin 1992, kohë kur Shqipëria ndryshonte rrënjësisht sistemin politik të qeverisjes.Jeta në ishull para viteve ’90 mori trajtat e një qyteti të vogël por të rrethuar nga uji. Gjurmët janë edhe sot si dëshmi e padëmtuar, duke shfaqur një atraksion të mrekullueshëm turistik.
Porti i vogël i Sazanit u ndërtua gjatë pushtimit të italianëve pas Luftës së Parë Botërore dhe u zgjerua nga rusët në vitet 1960 duke i dhënë karakterin e një porti ushtarak. Ndërtesat e banimit, kopshti i fëmijëve, spitali dhe shkolla u ndërtuan gjatë kohës së komunizmit. Godinat janë edhe sot të rrethuara nga një bimësi e harlisur të cilën nuk e dallon nga larg. Vetëm kur zbret në ishull kupton se ky reliev kodrinor nuk është i zhveshur.
Rreth Shpelles se Haxhi Alise
Shpella e Haxhi Alisë është quajtur ndryshe shpella ilirike. Ka formën e një kubeje me gjatësi 30m, lartësi maksimale 18 m, gjerësi 12 m dhe arrin në 10 m thellësi. Nga fundi i shpellës burojnë ujra të ëmbël. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë.
Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtaret që kalonin nga ato anë. Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Anija Liburna Cruises
Shpella e Haxhi Aliut është vendi më i bukur i Parkut Kombetar Detar karaburun Sazan. Përveçse një atraksion turistik, kjo shpellë ka një pamje të mahnitshme, si dhe vlera gjeologjike pasi në të gjenden formacione stalaktitesh që janë krijuar gjatë viteve e shekujve. Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detares si anije/varke.
Gjiri i Shen Vasilit
Ne gjirin e Shen Vasilit ndodhet nje bankine per tu ankoruar anijet. Atje mund te behet plazh gjate kohes se qendrimit. Ne Shen Vasil ka edhe restorant ku mund te drekohet.