ANIJA BLACK PEARL ALBANIA – ANIJE TURISTIKE VLORE

Anija Black Pearl Albania është një anije turistike e orientuar drejt familjes dhe shume argëtuese për të gjitha moshat. Eshte nje nder anijet e para me nje eksperience rreth 10 vjecare qe operon dhe eksploron brigjet e kaltra te Karaburunit dhe Sazanit.

Te dhena teknike:
  • Kapaciteti max: 180 persona.
  • Gjatesia : 24 Metra
  • Gjeresia : 7 Metra
  • Shpejtesia mesatare : 10 Milje/ Ore
  • Motorri: 1 X 400 HP
Cfare ofron anija Black Pearl Albania:
  • Anija ka strukture te veçante, te bukur dhe komode.
  • Ne katin e pare disponon bar dhe restorant
  • Ne katin e dytë ka pupa dhe karrike ku mund te merni rreze dielli gjate udhëtimit.
  • Sherbim cilesor dhe korrektesi ndaj klientit.
  • Muzike gjate udhetimit.
  • Mund ta rezervoni anijen per festa dhe evente te ndryshme.
Itenerari
  • Nisja : Nga Vlora
  • Ndalesa 1 : Ne Ishullin e Sazanit. Atje mund te beni plazh ose mund te vizitoni fshatin e vjeter dhe ishullin. Mund te shikoni bunkere, tunele, ndertesat e familjeve te ushtarakeve, shkollen, Pallatin e kultures etj.   (rreth 1 ore)
  • Ndalesa 2 : Ne Shpellen e Haxhi Aliut ku do shijoni pamjen panoramike nga anija. Nese deshironi mund ta vizitoni shpellen nga brenda me gomone kundrejt pageses extra (rreth 20  minuta)
  • Ndalesa 3 : Ne Gjirin e Shen Vasilit. Atje mund te beni plazh dhe mund te drekoni ne restorant. (rreth 3 ore)
  • Kthimi :  Vlore
  • Shënim:  Itenerari i udhetimit mund te ndryshoje per shkak te kushteve te keqia te motit.
Cmimi
Cfarë përfshihet në cmim
  • Bileta e udhetimit me anije
  • Taksat portuale
Cfare nuk perfshihet ne çmim
  • Ushqimet qe konsumoni nga restoranti i anijes
  • Pijet qe konsumoni nga bari i anijes
  • Shezlonet dhe çadrat ne plazh
  • Ushqimi qe konsumoni ne restorant
  • Udhetimi extra me gomone te shpejte

Vendet që vizitohen

Ushqimi dhe pijet
  • Ju mund te konsumoni produkte nga anija (me pagese)
  • Mund te drekoni ne restorantin ne plazh (me pagese)
  • Mund te sillni ushqime dhe pije personale  me vete
Informacione shtese dhe sugjerime! 
  • Duhet jeni te anija 20 minuta para nisjes
  • Ne anije nuk ka doktor. 
  • Merrni syze dielli, peshqir dhe rroba banjo.
  • Merrni ushqim dhe pije me vete nese deshironi.
  • Ne Sazan nuk sherbehet ushqim dhe pije.
  • Ne anije performohet muzike e larte.
  • Mos ndaloni dhe mos blini bileta te stendat anes rruges pasi mund te mashtroheni.
Rezervimi

Ju mund te rezevoni udhetimin tuaj ne kete faqe duke ndjekur keto hapa:

Pagesa
  • Pagesen mund ta kryeni kur te imbarkoheni ne anije (Cash ne Lek ose Euro).
Anullimi
  • Ju mund ta anulloni rezervimin tuaj dhe ne nuk aplikojme asnje penalitet, mjafton te na njoftoni 24 ore para.
Distancat /Kohet e lundrimit
  • Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit : 15 Km (rreth 50 minuta)
  • Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut : 9 Km (rreth 30 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Janit : 3 Km (10 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Vasilit : 9 Km (30 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Porti i Vlorës : 10 Km (35 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Zhanpovel : 3 Km
  • Porti i Peshkimit (Triport) – Ishulli i Sazanit : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Baza Detare Pashaliman : 15 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Marines Orikum : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Radhime (Qendra e Peshkimit) : 10 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines: 28 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit: 32 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit: 42 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Grames: 46 Km
  • Porti i Vlorës – Dhërmi : 63 Km
  • Porti i Vlorës – Jalë : 70 Km
  • Porti i Vlorës – Himare : 74 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Sarandës : 110 Km
  • Porti i Sarandës – Ksamil : 12 Km
  • Porti i Sarandës – Gjiri i Ftelias : 25 Km

Anija Black Pearl Albania– Laberia Biznes – Anija Black Pearl Albania

Foto & Video 

Anija Black Pearl Albania – Udhetim me anije ne Vlore

Harta e udhetimit

harta

Rreth ishullit te Sazanit

Sazni
Sazani

është ishulli i vetëm i përmasave të konsiderueshme në Shqipëri. Ka nje sipërfaqe prej 5.8 kilometër katrorë dhe duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i ishullit dhe i gadishullit shërben si portë hyrëse në Gjirin e Vlore. Ishulli ka një pozicion strategjik në detin Jon. Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur. Çdo periudhë ka lënë gjurmët e veta në ishullin e pabanuar, i cili prej vitit 2017 është çelur si destinacion turistik për turistët.Shekulli i XX-të la gjurmët më të dukshme mbi ishull.

Rreth Shpelles se Haxhi Alise

Shpella
Shpella e Haxhi Alisë është quajtur ndryshe shpella ilirike. Ka formën e një kubeje me gjatësi 30m, lartësi maksimale 18 m, gjerësi 12 m dhe arrin në 10 m thellësi. Nga fundi i shpellës burojnë ujra të ëmbël. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë. Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtaret që kalonin nga ato anë. Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës.

Gjiri i Shen Vasilit

Shen Vasil
Ne gjirin e Shen Vasilit ndodhet nje bankine per tu ankoruar anijet. Atje mund te behet plazh gjate kohes se qendrimit. Ne Shen Vasil ka edhe restorant ku mund te drekohet.

Zgjidh anijen e preferuar nga albumi yne