SHEN VASIL KARABURUN – ANIJE TURISTIKE VLORE

Shen Vasil Karaburun eshte nje anije turistike e cila operon ne Gjirin e Vlores. Ajjo ofron udhetime turistike ne Gjirin e Vlores, Sazan dhe Karaburun. Ajo kryen cdo dite udhetime ne linjen direkte Vlore – Plazh Karaburun dhe kthim.

Te dhena teknike:
  • Kapaciteti max: 100 persona.
  • Gjatesia : 19 Metra
  • Gjeresia : 5 Metra
  • Shpejtesia mesatare : 10 Milje/ Ore
  • Motorri: 1 X HP
Cfare ofron anija:
  • Disponon bar
  • Ka nje kuverte
  • Ben cdo dite linjen direkte Vlore-Plazh Karaburun-Kthim
  • Sherbim cilesor dhe korrektesi ndaj klientit.
  • Muzike gjate udhetimit.
  • Mund ta rezervoni anijen per festa dhe evente te ndryshme.
Itenerari
  • Nisja : Nga Vlora
  • Ndalesa 1 : Ne Gjirin e Shen Vasilit. ku qendrohet deri rreth ores 17:00. Atje mund te beni plazh dhe mund te drekoni ne restorant. 
  • Kthimi :  Vlore
  • Shënim:  Itenerari i udhetimit mund te ndryshoje per shkak te kushteve te keqia te motit.
Cmimi
Cfarë përfshihet në mim
  • Bileta e udhetimit me anije
  • Taksat portuale
Cfare nuk perfshihet ne çmim
  • Ushqimet qe konsumoni nga restoranti i anijes
  • Pijet qe konsumoni nga bari i anijes
  • Shezlonet dhe çadrat ne plazh
  • Ushqimi qe konsumoni ne restorant
  • Udhetimi extra me gomone te shpejte

Vendet që vizitohen

Ushqimi dhe pijet
  • Ju mund te konsumoni produkte nga anija (me pagese)
  • Mund te drekoni ne restorantin ne plazh (me pagese)
  • Mund te sillni ushqime dhe pije personale  me vete
Informacione shtese dhe sugjerime! 
  • Duhet jeni te anija 20 minuta para nisjes
  • Ne anije nuk ka doktor. 
  • Merrni syze dielli, peshqir dhe rroba banjo.
  • Merrni ushqim dhe pije me vete nese deshironi.
  • Ne Sazan nuk sherbehet ushqim dhe pije.
  • Ne anije performohet muzike e larte.
  • Mos ndaloni dhe mos blini bileta te stendat anes rruges pasi mund te mashtroheni.
RezervimiKontakte

Ju mund te rezervoni duke na kontaktuar ne nje prej menyrave me poshte:

Pagesa
  • Pagesen mund ta kryeni kur te imbarkoheni ne anije (Cash ne Lek ose Euro).
Anullimi
  • Ju mund ta anulloni rezervimin tuaj dhe ne nuk aplikojme asnje penalitet, mjafton te na njoftoni 24 ore para.
Distancat /Kohet e lundrimit
  • Porti i Vlorës – Ishulli i Sazanit : 15 Km (rreth 50 minuta)
  • Ishulli i Sazanit – Shpella e Haxhi Aliut : 9 Km (rreth 30 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Janit : 3 Km (10 minuta)
  • Shpella e Haxhi Aliut – Gjiri i Shen Vasilit : 9 Km (30 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Porti i Vlorës : 10 Km (35 minuta)
  • Gjiri i Shen Vasilit – Zhanpovel : 3 Km
  • Porti i Peshkimit (Triport) – Ishulli i Sazanit : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Baza Detare Pashaliman : 15 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Marines Orikum : 13 Km
  • Porti i Vlorës – Radhime (Qendra e Peshkimit) : 10 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Dafines: 28 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Bristanit: 32 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Anglezit: 42 Km
  • Porti i Vlorës – Gjiri i Grames: 46 Km
  • Porti i Vlorës – Dhërmi : 63 Km
  • Porti i Vlorës – Jalë : 70 Km
  • Porti i Vlorës – Himare : 74 Km
  • Porti i Vlorës – Porti i Sarandës : 110 Km
  • Porti i Sarandës – Ksamil : 12 Km
  • Porti i Sarandës – Gjiri i Ftelias : 25 Km

Shen Vasil Karaburun – Laberia Biznes  – Shen Vasil Karaburun

Video & Foto

Harta e udhetimit

Harta
Harta me itenerarin e udhetimti

Rreth ishullit te Sazanit

Shen Vasil Karaburun

Sazani është ishulli i vetëm i përmasave të konsiderueshme në Shqipëri.

Ka nje sipërfaqe prej 5.8 kilometër katrorë dhe duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i ishullit dhe i gadishullit shërben si portë hyrëse në Gjirin e Vlore. Ishulli ka një pozicion strategjik në detin Jon. Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur. Çdo periudhë ka lënë gjurmët e veta në ishullin e pabanuar, i cili prej vitit 2017 është çelur si destinacion turistik për turistët.Shekulli i XX-të la gjurmët më të dukshme mbi ishull.

Gjatë kohës së komunizmit aty u dislokua një bazë e madhe ushtarake e cila komandohej nga një korpus i lartë ushtarakësh.

Udhëtimi drejt ishullit ishte i ndaluar për publikun e gjerë, por jo për familjarët e ushtarakëve. Ata ishin banorët e vetëm të Sazanit deri në vitin 1992, kohë kur Shqipëria ndryshonte rrënjësisht sistemin politik të qeverisjes.Jeta në ishull para viteve ’90 mori trajtat e një qyteti të vogël por të rrethuar nga uji. Gjurmët janë edhe sot si dëshmi e padëmtuar, duke shfaqur një atraksion të mrekullueshëm turistik.

Porti i vogël i Sazanit u ndërtua gjatë pushtimit të italianëve pas Luftës së Parë Botërore dhe u zgjerua nga rusët në vitet 1960 duke i dhënë karakterin e një porti ushtarak. Ndërtesat e banimit, kopshti i fëmijëve, spitali dhe shkolla u ndërtuan gjatë kohës së komunizmit. Godinat janë edhe sot të rrethuara nga një bimësi e harlisur të cilën nuk e dallon nga larg. Vetëm kur zbret në ishull kupton se ky reliev kodrinor nuk është i zhveshur.

Rreth Shpelles se Haxhi Alise

Shen Vasil Karaburun

Shpella e Haxhi Alisë

është quajtur ndryshe shpella ilirike. Ka formën e një kubeje me gjatësi 30m, lartësi maksimale 18 m, gjerësi 12 m dhe arrin në 10 m thellësi. Nga fundi i shpellës burojnë ujra të ëmbël. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë.

Prej aty ata sulmonin piratët e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtarët dhe udhëtaret që kalonin nga ato anë. Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Shpella e Haxhi Aliut është vendi më i bukur i Parkut Kombetar Detar karaburun Sazan.

Përveçse një atraksion turistik, kjo shpellë ka një pamje të mahnitshme, si dhe vlera gjeologjike pasi në të gjenden formacione stalaktitesh që janë krijuar gjatë viteve e shekujve. Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detares si anije/varke.

Gjiri i Shen Vasilit

Anija Shen Vasil

Ne gjirin e Shen Vasilit ndodhet nje bankine per tu ankoruar anijet. Atje mund te behet plazh gjate kohes se qendrimit. Ne Shen Vasil ka edhe restorant ku mund te drekohet.

Shen Vasil Karaburun